5 yje që janë martuar me fansat e tyre

Nuk ndodh çdo ditë që të takosh njerëz të famshëm dhe s’ndodh pothuajse kurrë që këta të dashurohen me ne. Por ja që qenka e mundur … Ja disa prej yjeve që janë martuar pikërisht me admiruesit e tyre

Elvis Presley, mbreti absolut i rokut, ishte mashkulli që çdo vajzë mbi 12 vjeçe ëndërronte ta kishte për vete. Por ishte Prishila mes miliona grave ajo e zgjedhura, vajza më me fat në botë. Të dy ishin takuar rastësisht dhe ajo kishte arritur t’i fitonte zemrën atij. Pas një lidhjeje romantike, të dy u martuan kur Prishila ishte vetëm 21 vjeçe. Për fat të keq historia e tyre përfundoi në divorc pas pesë vitesh martesë. Gjatë lidhjes së tyre lindi dhe vajza e vogël Lisa Marie Presley.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kelly Preston e tregon shpesh historinë se pasi ka parë në një poster John Travolta-n, ishte e sigurt se një ditë do ta takonte dhe do të martohej me të. Dhe ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet. Të dy në fakt janë takuar në Vankuver më 1990-n. Ai i ka propozuar për martesë pas gjashtë muajsh. Martesa e tyre zgjat prej 25 vjetësh dhe së bashku kanë tre fëmijë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Adam Shulman, një aktor në karrierë jo shumë i suksesshëm, i kishte rënë në kokë për Anne Hathaway, por nuk i kërkonte të dilnin së bashku duke menduar se ajo e kishte takuar njeriun e jetës së saj. Me sa duket Hathaway ishte beqare dhe e hapur për takime. Të dy janë martuar dhe kanë një fëmijë së bashku.

Nicolas Cage ishte shumë i famshëm në Hollivud, ndërsa Alice Kim bënte ende kamerieren në një restorant. Kur Cage e takoi për herë të parë, i dha numrin e tij të telefonit. Ajo e telefonoi dhe që nga viti 2004 ata janë të martuar. Djali i tyre ka lindur pak kohë pas martese.

David e Victoria Beckham ishin të dy të famshëm kur janë njohur. Por ylli i futbollit ka treguar se kishte shumë dëshirë ta takonte personalisht këngëtaren në atë kohë, Victoria. Ai ishte një fans i “Spice Girls” në vitet ’90, kështu që Victoria e kishte bërë për vete ende pa i shtrënguar dorën atij për herë të parë. Të dy janë të martuar prej 18 vitesh dhe kanë katër fëmijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?