50 Cent bëri miliona nga shitja e albumit të tij të vitit 2014 për bitcoin

A ju kujtohen të gjitha fjalët se 50 Cent ka falimentuar? Duket se qesh mirë ai që qesh i fundit.

Duket se reperi i njohur u fut në “lojën” e kriptovalutës Bitcoin shumë herët.

Kur ai ka publikuar albumin “Animal Ambition” në vitin 2014, ai ka pranuar bitcoina si formë pagese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në atë kohë, një Bitcoin kishte vlerën e 662 dollarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai pranoi që fansat e tij të paguajnë me një pjesë të një Bitcoini të tërë, dhe, pasi të gjitha u thanë dhe u bënë, reperi tërhoqi rreth 700 Bitcoina.

Në atë kohë, 700 Bitcoina u vlerësua me 400,000 dollarë, transmeton Klan Kosova.

TMZ raporton se reperi 50 Cent nuk e preku llogarinë e tij me Bitcoin për vite me radhë duke lënë gjithçka “në pritje”.

Reperi është duke kërkuar një gjeni financiar tashmë kur vlera e Bitcoin ka prekur qiellin dhe vlera e një Bitcoini qëndron mes 10 mijë dhe 12 mijë dollarë.

700 bitcoinat  e fituar nga albumi në vitin 2014 tani vlerësohet të kenë shumën mes 7 milionë dhe 8.5 milionë dollarëve.

Megjithatë shumë interesante është se shitjet e këtij albumi të reperit ishin në përgjithësi jo shumë të mira.

Ishte në fakt një nga albumet më pak të shitura të reperit.

Kush e dinte se ky album do të ishte një nga më fitimprurësit. Ashtu siç tha edhe ai në vitin 2003  ‘Get Rich or Die Tryin’ (Bëhu i pasur ose vdis duke provuar)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?