“50 € çdo porosi”/ Madona shqiptare zbulon çfarë fshihet pas kërkesës së Zogut

Elda Shabani, e njohur ndryshe si Madona shqiptare është shprehur se 50 euroshi që ka dalë nga përgjimet e prokurorisë në lidhje me Hermes Nikajn, kishte të bënte me pagesë këngëtarësh për intervista. Në një lidhje live me Skype nga Zvicra, ne emisionin “Shqipëria live”, Shabani u shpreh se çdo këngëtar që donte të promovohej, i jeptë këtë pagesë Hermesit për intervistën.

Elda Shabani: Dëgjova diçka për atë 50 euroshin. E kam dëgjuar nga Hermesi por për punë intervistash. Domethënë artistët që nuk ishin shumë të promovuar kërkonin ndihmë nga Hermesi. Merrte një lloj pagese simbolike, jo gjithmonë por që të promovonte këta këngëtarët që nuk ishin shumë të famshëm.

Flori Gjini: Po ti Iva ke dëgjuar për këtë lloj pagese?

Erjona Rusi: Ti vetë ke marrë ndonjë pagesë, kur Hermesi të ka siguruar ndonjë intervistë?

Iva Aliko: Absolutisht jo, s’kam bërë kurrë pagesa të tilla. Por aristët e paafirmuar, jepnin, sepse ishte puna e tij. Për punën e tij. Besoj se për këtë gjë janë përgjimet.

Elda Shabani: Unë mendoj që këto përgjime, janë shkrime të gazetarëve. Pas tyre kam pasur probleme dhe me bashkëshortin. Nuk e di pse i bëjnë këto gjëra. Kam menduar edhe ti hedh në gjyq. Bashkëshorti im u çudit sepse Hermesin e kam takuar vetëm me vajzën time përdore. Po s’ka lidhje, unë mund të pi kafe me artistë. Na zë frika të vijmë me pushime dhe të pimë kafe. Ku di unë. Njerëzit ndoshta janë bërë kriminela. Kur kthehemi lexojmë bomba.

SHKARKO APP