“50 hijet e vetmisë”, Dakotën e lë i dashuri
Teksa filmi "50 hijet e Greit" po bën namin nëpër kinema, protagonistja e filmit, Dakota Johnson po vuan vetminë pas ndarjes nga i dashuri i saj, Matthew Hitt.
Sipas një burimi i dashuri i saj po e ndjente se jeta e Dakotës po ecte shumë çmendurisht, por ai nuk donte të ishte pjesë e saj.
Dakota dhe i dashuri i saj, muzikant kishin 6 muaj që po dilnin bashkë.
Ndarja erdhi pas shfaqjes në kinema të "50 hijeve të Greit", filmi cili ka thyer rekordet e të ardhurave.
Të paktën Dakota mund të ngushëllohet me suksesin e "50 hijeve të Greit", edhe pse si në fund të filmit, ajo ka mbetur single.