520 euro për dy pije në Mykonos

Mykonos në Greqi është i njohur për plazhet e tij të pastra. Amber Pace, një turiste 25-vjeçare nga Nju Jorku, ka kritikuar një restorant të njohur për çmimet e tij të kripura, pasi iu paraqit një faturë tronditëse prej 520 eurosh.

Ajo ishte me pushime duke vizituar ishujt grekë me mikeshën e saj Aurbrey. Me të mbërritur në Mykonos, vajzat vendosën të merrnin disa pije, por asnjëherë nuk e kishin menduar se fatura do të ishte e përmasave të tilla, plot 520 euro.

E vetmja gjë që porositën ishin dy pije dhe dy meze që as nuk i shijuan dhe, pavarësisht kësaj, duhej të paguanin për atë që konsumuan, plus një tarifë shërbimi 10%. Edhe pse Amber dhe shoqja e saj u përpoqën të korrigjonin situatën me menaxherin e restorantit të nesërmen, ankesa e tyre u rrëzua dhe ato u fajësuan për mosleximin e menusë.

Nuk është hera e parë që raportohen raste të ngjashme, pasi edhe turistë të tjerë kanë shprehur shqetësimin e tyre për tarifat e larta në lokal.

SHKARKO APP