6 këngë në një ditë/Këngëtarët “qerasin” për 14 shkurtin (VIDEO)
Dita e Shën Valentinit (14 shkurti) po vazhdon të jetë shumë domethënëse për çiftet. Dita e cila simbolizon dashurinë, cilësohet si e veçantë pasi çiftet shkëmbejnë urime, dhurata, puthje dhe festojnë në mënyrën e tyre.
Albani-Çdo ditë një Shën Valentin
Albani është romantik, detajist dhe i kujdesshëm ndaj rasteve të veçanta. Më 14 shkurt ai solli këngën “Çdo ditë një Shën Valentin”, një histori dhe dedikim i ëmbël dashurie.
Mozzik- Auf Wiedersehen
Mozzik ishte i pari që publikoi projektin e fundit në orën 00:00. Kënga e re, vjen në gjermanisht dhe sigurisht ka brenda, dashuri, lamtumira dhe inate.
Capital T – Je T’aime
Capital-i, strateg i mirë marketingu e nisi me një foto intrigante atë që do të përfundonte në klip. Parisi, vajza misterioze dhe trëndafili u zbuluan në këngën më të re të këngëtarit. “Je T’aime” me shumë gjasa do të jetë fiksimi i ri i zemrave të thyera.
Ronela Hajati- Genjeshtare X Pare
Ronela, si çdo herë vjen në stilin e saj unik! Kësaj radhe, Hajati publikoi një këngë për dy! “Gënjeshtare je X pare”. Në pjesën e parë, këngëtarja refuzon të jetë pjesë e një marrëdhënieje ku qëllim kryesor është interesi, e ndërsa pjesa e dytë sjell një Ronela ekstravagante, të lirë dhe me ide të qarta. Dëgjojeni!
Jehona Sopi-Jena Dashtë
Këngëtarja Jehona Sopi shënoi rikthimin në muzikë vitin e kaluar, kur mori pjesë në festivalin Kënga Magjike me këngën “Anej”, dhe arriti deri në finale. Këtë herë, ajo ka sjellë projektin e saj të dytë pas rikthimit në muzikës pas kaq vitesh, këngën dhe klipin e ri “Jena dashtë”.
Samanta-Pse
Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, ka prezantuar së fundmi për publikun këngën e saj më të re. “Pse” titullohet kënga e re e saj, e cila është ritmike dhe i dedikohet një lidhje të komplikuar mes një çifti.