600 mijë euro për Big Brother? Nga Top Channel tek Luiz Ejlli, moderatorja Arbana Osmani thyen heshtjen
Nëse themi Big Brother Albania, Arbana Osmani është emri i parë që ne e lidhin me këtë format. Tashmë larg ekranit, moderatorja ka thyer heshtjen disa mujore, dhe sot flet për të gjitha. Që nga Big Brother, raporti që ka me drejtuesit e Top Medias, për biznesin e saj, për të ardhmen dhe për lajmet për konkurentët e Big-ut, më saktë për Luzi Ejllin. Në podcastin me Mira Kazhanin, Osmani flet për të gjitha dhe pa arra në gojë. Sepse siç thotë ajo, nuk i pëlqen të bëjë asgjë përgjysmë në jetën e saj.
E pyetur pse nuk është ajo edhe në këtë edicion të BBV, Osmani e sqaron se vendimi lidhet me jetën e saj. ”Vija nga një periudhë shumë e ngjeshur dhe vendimi im për të vazhduar projekte, dëshira, qoftë edhe qëndrimi më shumë me fëmijët, ndjekja e pasioneve të mia, hapja e një sipërmarrje të re, bërja e gjërave ndryshe. Unë e kam bërë Big Brother për shumë shumë vite. Kam bërë programe të tjera për shumë vite”.
E vërtetë apo thashethem, Arbana Osmani ka kërkuar 600 mijë euro për Big Brother Albania? ”Nëqoftëse unë do të kisha vendosur paratë si një pikë vendimtare që ka të bëjë me vendimet e mia të rëndësishme, do kisha qenë o shumë, shumë e pasur o shumë, shumë e varfër. Paratë nuk janë kurrë në zemrën time”,-tha Osmani.
Një pyetje që ngjall interes në intervistë është nëse Arbana do të kthehet në televizion dhe nëse do të jetë përsëri me Top Channel. “Vetëm sepse ne jemi personazhe publikë nuk e kam për detyrë të jap përgjigje për zgjedhjet profesionale”, përgjigjet ajo, duke e prerë shkurt spekulimet. Një tjetër lajm i madh që ka qarkulluar, është edhe që ajo së bashku me Luiz Ejllin dhe me Eduartin, do të prezantojnë Big Brother Kosova Vip 3? ”Unë po jetoj të tashmen. Sot jemi këtu, bashkë, ballë për ballë”,-tha më tej Arbana.
Në përfundim, Arbana sqaron pozicionin e saj për të jetuar të tashmen dhe të bërë atë që e bën të ndihet e përmbushur, një mesazh që ajo shpreson të frymëzojë edhe të tjerët që dëshirojnë të ndjekin ëndrrat dhe pasionet e tyre.
Pjesë nga intervista
Mira Kazhani: Top Channel është një media e madhe, e rëndësishme. Njerëzit gjithmonë mendojnë që Arbana Osmani ishte figura më e fuqishme aty. Unë po flas në të shkuarën. Nuk e di nëse duhet të flas në të shkuarën.
Arbana Osmani: Jo, nuk ka arsye për të folur për të shkuarën, sepse gjallë jemi të dy, edhe unë edhe Top Channel. Jemi shumë mirë të dyja palët. Kështu që…
Mira Kazhani: Unë preferoj që në këtë podcast të mos bëj atë hetuesen. Duke qenë se jam gazetare e respektoj shumë atë etikën profesionale të bashkëpunëtorëve. Ka një interes të jashtëzakonshëm. E kam vënë re edhe në rrjet. Çfarë po ndodh? A do të kthehet Arbana në televizion? Nëse do të kthehet Arbana në televizion, do të jetë me patjetër në Top Channel? Apo Arbana tashmë është një zog i lirë, edhe mund të kthehet në çdo televizion, në çdo ekran, në Shqipëri apo në Prishtinë?
Arbana Osmani: Mira, vetëm sepse ne jemi personazhe publikë nuk na detyron që të japim përgjigje për zgjedhjet tona profesionale, ose personale. Një drejtor banke nuk pyetet: Po ti çfarë do bësh? Do shkosh tek kjo banka apo do rrish tek kjo banka? Nuk e ndjej të nevojshme të jap përgjigje për të gjitha narrativat apo për të gjitha teoritë konspirative që shkruhen nga mëngjesi deri në darkë. Nëqoftëse do ta bëja këtë, do të merresha vetëm me këtë punë dhe nuk do të bëja dot asnjë punë tjetër. Jam përpjekur që të përqëndrohem dhe të fokusohem vetëm tek gjërat që mua më bëjnë të lumtur, që më japin një lloj qetësie dhe paqe shpirtërore, sepse fatmirësisht pas kaq shumë vitesh punë e kam luksin ta bëj këtë gjë dhe dua që ta shijoj këtë periudhë, këtë moment. Ta shijoj jetën time sot. Shpeshherë kam jetuar me ankthin e të ardhmes. Ca herë të tjera me depresionin që sjell mendimi për të kaluarën dhe jetesa në të kaluarën. Sot unë po jetoj të sotmen. Po jetoj çdo ditë pas dite. Në këtë kuptim mendoj që e rëndësishme për mua është sot, tani.
Mira Kazhani: Po flet për kohën e Big Brother tani?
Arbana Osmani: Edhe për kohën e Big Brother.
Mira Kazhani: Që të mos e bëj si ti me atë zarfin e zi, atë suspancën 25 minuta e 32 sekonda. Meqë ra fjala, ishte dikush që të thoshte kur duhet ta thoje emrin? Apo e vendosje ti kohën?
Arbana Osmani: Përgjithësisht jo. S`ka asnjë lloj rëndësie. Këto janë truqe televizive. Përgjithësisht është regjia që të lajmëron se kur duhet, pasi i ka fokusuar të gjithë konkurrentët dhe i ka marrë të gjitha emocionet e tyre. Domethënë, e pamë edhe Mirën, e pamë si reagoi Arbana dhe ok tani mund ta thuash.
Mira Kazhani: Po prisja dhe prisja dhe për të mos e bërë ashtu në fakt, si zarfi yt i zi, i famshëm, njerëzit duan shumë ta dinë çfarë ndodhi në të vërtetë me Big Brother. Ditët e fundit kur do të niste Big Brother Vip 3 u duk sikur në rrjet po zhvillohej një kryengritje. Njerëzit të donin ty. Janë mësuar me ty. Unë e kuptoj kur mësohen me një figurë. Por e thashë edhe në fillim, ti e di që e ke atë aset tëndin, meritë e jotja, fati yt që publiku të mbështet, të do.
Arbana Osmani: Po, edhe jam shumë e lumtur që më do. Jam akoma më e lumtur që ka vëmendje ndaj meje. Jam shumë me fat në gjithë këtë vëmendje. Na shohin, na dëgjojnë, na kuptojnë, na besojnë. Është shumë e rëndësishme të na dëgjojnë. E vlerësoj shumë këtë. Pavarësisht se më vjen keq tju zhgënjej. Nuk ndodhi asgjë. Unë e shpjegova pak momente më përpara. Vija nga një periudhë shumë e ngjeshur dhe vendimi im për të vazhduar projekte, dëshira, qoftë edhe qëndrimi më shumë me fëmijët, ndjekja e pasioneve të mia, hapja e një sipërmarrje të re, bërja e gjërave ndryshe. Unë e kam bërë Big Brother për shumë shumë vite. Kam bërë programe të tjera për shumë vite. E kuptoj që publiku është i lidhur me mua shumë në figurën e Big Brother, aq më tepër gjatë këtyre dy viteve të fundit, ku Big Brother ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Po ashtu unë e di që publiku mësohet edhe me një figurë tjetër. Iki unë, vjen dikush tjetër. Asnjëherë se kam menduar që është një herezi e madhe të lësh një projekt, sepse po lë të tjerët në baltë.
Mira Kazhani: Po ti e le në kulmin e vet. Në kulmin e suksesit tënd, të Big Brother si reality show. Nuk dukej e parashikuar. Dukej sikur gjithçka ndodhi në ato muajt e fundit.
Arbana Osmani: Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat. Kështu që nuk e ndjeva që unë në finalen e Big Brother duhet të thoja: Shiko se ky është edicioni im i fundit. Se unë jam një nga hallkat e programit. Njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa mua, çrëndësi ka a do jem a sdo jem unë. Nuk e ndjej se duhet t`i jap gjithë këto kredite vetes për ta glorifikuar këtë personazhin tim dhe pozicionin tim. Shiko se unë po iki dhe po ju lë… Thashë, kur të fillojë Big Brother unë do bëj një urim nga zemra për ata të cilët do ta vazhdojnë programin edhe e mendova të mjaftueshme.
Mira Kazhani: Të besoj dhe të kuptoj, të them të drejtën. Se je një mami me tre fëmijë dhe mendoj se ke arritur edhe një profil publik që më duket sikur, e tha mirë edhe në një status drejtuesja e Top Channel: “Tani nuk ia kemi nevojën njëra-tjetrës”. Në një kuptim, ti je një institucion më vete. Gjërat e tua rrjedhin tani. Mund të bësh edhe pa një spektakël të madh. Ti ke ndërtuar një biznes. Duket sikur fituar edhe më shumë siguri, edhe siç po kuptoj unë nga ajo që po thua, je në një kohë që ke nevojë të shijosh edhe pak jetën me fëmijët e tu.
Arbana Osmani: Po, është e vërtetë. Po nuk është një arsye specifike. Janë shumë arsye bashkë që besoj që është thjesht fati im në këtë moment që të zgjedh të bëj gjërat që dua.
E vërtetë apo thashethem: “Arbana Osmani ka kërkuar 600 mijë euro për Big Brother Albania.”
Arbana Osmani: Nëqoftëse unë do të kisha vendosur paratë si një pikë vendimtare që ka të bëjë me vendimet e mia të rëndësishme, do kisha qenë o shumë, shumë e pasur o shumë, shumë e varfër. Paratë nuk janë kurrë në zemrën time. Puna ime bëhet me shumë zemër. Në çdo aspekt. Qoftë në biznes, qoftë në televizion, qoftë në çdo hapësirë. Nuk janë kurrë paratë ato që orientojnë një vendim. Janë shumë të rëndësishme dhe mendoj qeë gjithsecili nga ne duhet të kërkojë patjetër para nëae mendon se vlen, por kurrë duke qenë ato vendimtare për një zgjedhje të caktuar.
Mira Kazhani: “Arbana Osmani do të prezantojë me Luiz Ejllin dhe Edi regjisor, Big Brother Vip Kosova, sezonin që vjen.”
Arbana Osmani: Unë po jetoj të tashmen. Sot jemi këtu, bashkë, ballë për ballë.
Mira Kazhani: Shumë mirë jemi.
Arbana Osmani: Jemi shumë mirë.
Mira Kazhani: “Arbana Osmani nuk flet me Luiz Ejllin.”
Arbana Osmani: Çdo konkurrent që është bërë pjesë e Big Brother Vip në mënyrë të veçantë vajzat, sepse vajzat janë ato që janë linçuar më tepër dhe vazhdojnë linçohen më tepër në këtë vend, ka respektin tim maksimal për kontributin që ka dhënë në atë format. Për guximin dhe për gjithçka që ka bërë dhe i ka dhënë suksesin programit. Kjo është një absurditet. Luiz Ejlli i pari, por të gjithë, nga i pari tek i fundit, kanë respektin tim maksimal dhe vlerësimin tim maksimal për atë çfarë kanë bërë në Big Brother. Raporti im përgjithësisht me të gjithë konkurrentët, fillon dhe mbaron me fillimin dhe mbarimin e Big Brother. Kështu që nëse na takon jeta, unë jam shumë e lumtur që t`i jap një përqafim të gjithëve. Edhe të gjithë ma kanë këmbyer, kështu që ky është komenti im.
Mira Kazhani: Unë nuk të pyeta më parë në fakt, nëse ti e ndjek Big Brother-in e këtij viti.
Arbana Osmani: Të them të drejtën, është e pamundur mos ta ndjekësh Big Brother-in e këtij viti, sepse je e rrethuar. Big Brother është një program nga i cili ti nuk mund të izolohesh prej tij, aq më tepër ne që jemi njerëz të medias dhe jemi gjatë gjithë kohës në kontakt. Nuk e kam parë shumë në televizor, por mjafton që të ndjek 5 sekonda për të kuptuar… Kur je brenda atyre ingranazhe, ti e kupton shumë mirë.
Mira Kazhani: Si të duket?
Arbana Osmani: Më duket që po shkon shumë mirë. Kam lexuar që ka tejkaluar edhe suksesin e të parit dhe të dytit dhe jam shumë e lumtur për gjithë skuadrën.
Mira Kazhani: Ok, duket si Big Sister më shumë. Vajzat kanë marrë në dorë situatën.
Arbana Osmani: Kaq shumë s`e kam ndjekur, të them të drejtën.