7 orë gjumë në natë janë optimale për të rriturit
Një studim i ri nga një ekip studiuesish anglo-kinezë i sapo publikuar në “Nature Aging” ka konstatuar se 7 orë gjumë janë ideale për të gjithë njerëzit.
Pjesëmarrësit u intervistuan në lidhje me modelet e tyre të gjumit, shëndetin mendor dhe mirëqenien fizike. Ata morën pjesë në një sërë testesh njohëse. Imazhet e trurit dhe të dhënat gjenetike ishin gjithashtu të disponueshme për gati 40 mijë pjesëmarrës në studim.
Duke analizuar këto të dhëna, ekipi i studiuesve zbuloi se gjumi i pamjaftueshëm dhe i tepërt ishin të lidhur me performancën njohëse të dëmtua, të tilla si shpejtësia e përpunimit, vëmendja vizuale, memoria dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.