8 Marsi, Arbana Osmani krah presidentes kosovare: Një nga gratë shqiptare që vlerësoj më shumë
Nga Redion Shtylla-
Këtë 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas, moderatorja e mirënjohur shqiptare Arbana Osmani ka zgjedhur të ndajë një foto me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin të cilën e cilëson si një nga gratë shqiptare më me vlera.
Ajo shkruan se ka pasur vlerësim për Vjosa Osmanin dhe ka sqaruar se nuk ka lidhje familjare, siç shpesh është aluduar, për shkak të mbiemrit, duke thënë se nuk janë kushërira.
“Kënaqësi e veçantë të jem në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, të jem me një nga gratë shqiptare që vlerësoj më shumë ngahera (dhe jo, nuk jemi kushërira)”- ka shkruar moderatorja e njohur. Fotoja e sotme është bërë në Prishtinë, në kuadër të një organizimi për këtë festë.
Duhet theksuar se Arbana Osmani mbetet modetorja më profesioniste shqiptare.