86-vjeçarja zgjidhet ”Miss e Mbijetuara e Holokaustit”
Një grua 86-vjeçare e cila u mbijetoi arrestimeve masive dhe masakrave të hebrenjve në Rumani kur ishte fëmijë, u kurorëzua si “Miss e Mbijetuara e Holokaustit” e Izraelit.
Dhjetë gra në të 80-at e tyre morën pjesë në këtë konkurs të veçantë dhe kishte si qëllim t’u sillte njohje dhe gëzim anëtarëve të mbijetuar të Holokaustit të cilët po pakësohen.
Selina Steinfeld, u zhvendos në Izrael më 1948, u martua dhe lindi tre fëmijë. Ajo ka shtatë nipa e mbesa dhe 21 stërnipa e stërmbesa.
“Nuk kam fjalë ta përshkruaj gëzimin tim”, tha ajo. Ngjarja u mbajt këtë vit për herë të parë që prej 2018-s për shkak të pandemisë.