9 muajshe shtatzënë dhe barku petë (FOTO)

Sarah Stage lind për pak javë dhe barku i saj duket sikur thjesht ka ngrënë shumë për drekë. Modelja 33-vjeçare postoi dje një foto në Instagram ku tregon barkun e fryrë. “Ki durim dhe shijo rrugëtimin,” shkruajti ajo. Fotoja mori thuajse 1,320 komente ku shumica shprehnin shqetësim për atë vetë dhe fëmijën që mbart.

“Jam një infermiere dhe ti më frikëson. Gjithë këto dieta dhe ushtrime drastike. Shpresoj që ti dhe fëmija jot të jeni normalë pas gjërave që i ke punuar trupit tënd. Të lutem, vizitohu tek një psikiatër për hir të fëmijës”,-shkruajti një nga komentuesit e shumtë.

Sarah zakonisht nuk u kthen përgjigje komenteve negative, por kësaj here u tregoi vendin atyre që po e kritikonin:

“Asnjë lloj diete apo ushtrimi drastik. Jam shumë e lumtur që ti nuk je inferimerja ime. E di ç’është e frikshme? Fakti që ti po bezdis një grua shtatzënë në internet. Gjithsesi, natën e mirë!”

https://www.instagram.com/p/BZ3yOhDncP5/?taken-by=sarahstage

SHKARKO APP