A e vodhi Lady Gaga këngën ”Shallow”? (VIDEO)

Kënga e famshme e filmit “A Star is Born”, e cila fitoi një Oscar, një Golden Globe, një Critics’ Choice Award dhe dy Grammy, thuhet se është e vjedhur. Sipas Page Six, kënga e realizuar nga Lady Gaga në bashkëpunim me Mark Ronson, Bradley Cooper, Anthony Rossomando dhe Andrew Wyatt, është e vjedhur nga një artist në SoundCloud me emrin Steve Ronsen.

Kënga e këtij të fundit quhet “Almost” dhe u publikua shtatë vite më parë. Një pretendim i tillë është i çuditshëm pasi këngët nuk kanë ngjashmëri as në tekst dhe as në muzikë. Ronsen e bazon çështjen te një pasazh i përbashkët (G,A dhe B për ata që kanë prirje në muzikë).

Përfaqësuesit e Gaga-s reaguan duke theksuar se G-A-B është shumë e zakoshme në muzikë dhe daton prej shekujsh. Një burim tha për Cosmopolitan se Lady Gaga është tepër e zemëruar nga një pretendim i tillë dhe ”synon ta çojë çështjen deri në fund”. ”Zoti Ronsen dhe avokati i tij po përpiqen të fitojnë para të shpejta në kurriz të një njeriu të suksesshëm. Është e turpshme dhe e gabuar. E përgëzoj Gaga-n që pati guximin për të reaguar në emër të të gjithë artistëve të suksesshëm që e gjejnë veten përballë pretendimeve të tilla. Lady Gaga do të luftojë”,-u shpreh avokati i saj.

Lady Gaga, Bradley Cooper - Shallow (from A Star Is Born) (Official Music Video)
YouTube player

SHKARKO APP