A është ky postim i Tunës një konfirmim mbi ndarjen nga Patrisi?

Pak ditë më parë, në media të ndryshme qarkulloi lajmi se Tuna dhe Patrisi mund t’i kenë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Këto zëra nisën pasi Tuna hoqi mbiemrin e Patrisit nga Instagram-i dhe shkoi me pushime vetëm me djalin. Së fundmi, një postim i saj në Instagram ka ngritur akoma më shumë dyshime për këtë krisje mes tyre. “Mesa duket vetēm bimët e hashashit të gjinisë femër prodhojnë gjethe. Meshkujt janë të panevojshëm…edhe si bimë”, shkruhet në foton e publikuar nga këngëtarja. Më shumë se shaka, kjo foto ngjan si një konfirmim i të gjithë zërave që po qarkullojnë së fundmi.

SHKARKO APP