A i përdorin banorët e “Big Brother Vip” telefonat?
Edhe pse supozohet të jenë të izoluar dhe të mos kenë kontakt me çfarë ndodh jashtë shtëpisë, me sa duket babnorët VIP të Big Brother iu është dhënë privilegji për të mbajtur celularë. Në rrjet po qarkullon një foto ku duket qartë se Fifi është duke përdorur celularin e po ashtu po qarkullon ehde një video ku dëgjohet Donaldi t’u thotë banorëve t’i mbajnë telefonat “silent”, pasi ashtu i kanë thënë në dhomën e rrëfimit.
Nuk dihet nëse kjo ka qenë një shaka e Donaldit, por nga fotoja që është publikuar së fundi, duket sikur mund të jetë e vërtetë.
Pak ditë më parë ishin sërish shikuesit ata që zbuluan një tjetër skandal. Ata kuptuan se banorët komunikojnë me produksionin në dhomën e rrëfimit, por këto natyrisht janë pamje që nuk i sheh askush. Disa ndjekës edhe më të vëmendshëm kanë vënë re se kur dalin nga dhoma e rrëfimit, banorët pëshpërisin ose flasin me kode. Ky detaj u vu re sidomos nga një video që vetë Big Brother e ka publikuar në rrjetet sociale, ku shihet Monika që i bën shenja Ilirit dhe i thotë:
“Gjërat bëhen edhe pa folur. Ka forma të ndryshme për t’u bërë”.
View this post on Instagram
Menjëherë pasi kanë parë këtë, ndjekësit kanë shpërthyer në komente.
“Na e shpifët me kode dhe mbrëmë për dhomën e rrëfimit i nxorrët të gjitha që flisni me produksionin. S’na shpëton gjë. Luani pisët shumë”, shkruante një ndjekës.