A janë ndarë Bora Zemani dhe Vin Veli? Moderatorja jep përgjigjen përfundimtare

Bora Zemani konfirmon ndarjen nga Vin Veli. Ajo u shpreh se çifti nuk ka qenë asnjë herë i martuar, prandaj edhe ndarja nuk ka kaluar në procese gjyqësore. Ajo thotë se djali i tyre, Arbori qëndron me mamin dhe me babin pa pasur ditë të përcaktuara të qëndrimit me njëri apo tjetrin.

“Të dy ramë dakort që të lihemi” – tha Bora, duke lënë të kuptojmë se procesi i kësaj ndarjeje ka qenë i qetë. “Ne nuk jemi armiq me njëri-tjetrin, por as kafe nuk pijmë. Takohemi për shkak të djalit.” – shtoi ajo.

Bora dhe Vini kanë kohë bashke. Ajo thotë që ka qenë vetëm 22 vjeç kur ata kanë qenë njësoj. Madje kjo është edhe një ndër arsyet e ndarjes. “22 vjeçarët nuk kuptojnë akoma se çfarë duan.” Ajo shton se “Vin Veli ka qenë gabimi më i bukur i jetës së saj. Madje nëse do të kishte mundësi të rikthente kohën, do të bënte sërish të njëjtin gabim. Dhe kjo për arsye sepse bashkë kanë djalin, Arborin.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?