A ka burrë që e merr? Deklarata e Xhenetës ndaj Albës ngjall reagime të forta

Një deklaratë e drejtpërdrejtë dhe mjaft polemike nga Xheneta fetahu, e cila është në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 4” me një mision 24 orësh, ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Në një video të publikuar së fundmi në Instagram, ajo shprehet se nuk është e sigurt nëse ekziston një burrë që mund të martohet me Albën, duke e shoqëruar këtë pohim me akuza të rënda për mungesë higjiene.

Sipas Xhenetës, Alba “nuk lahet dhe nuk ka pastërti”, deklaratë që është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, duke ndarë opinionin publik mes atyre që e konsiderojnë fjalorin të papërshtatshëm dhe atyre që e shohin si pjesë të një konflikti të hapur mes dy vajzave.

Videoja ka marrë një numër të madh reagimesh, komentesh dhe shpërndarjesh, duke u kthyer shpejt në temë diskutimi në rrjet. Deri më tani, Alba nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre deklaratave. Ngjarja rikthen në vëmendje debatet mbi gjuhën fyese dhe përplasjet personale që shpesh shfaqen në rrjetet sociale, veçanërisht mes personazheve të njohur apo atyre që janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?