Adele do shkëputet për 10 vjet nga skena?

Prioritet i Adele është rritja e djalit të saj. Thuhet se ajo ka marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e saj dhe kjo ka të bëjë me shkëputjen për një kohë të gjatë nga koncertet e saj. Sipas gazetës “The Sun”, ajo nuk e ka me nxitim t’i rikthehet koncerteve, kështu që ka menduar të marrë 10-vjet pushim nga turnetë, për t’u fokusuar në rritjen e djalit të saj Angelo. “Angelo është prioriteti për Adele. Ai është gjëja më e rëndësishme në jetën e saj”, ka thënë një burim. “Ajo e ka marrë me vete kudo që ka shkuar në turneun e saj, por ai pritet të fillojë shkollën vitin e ardhshëm, kështu që do e ketë të pamundur të jetë më të”. “Adele nuk dëshiron të humbasë asnjë moment nga rritja e Angelo kështu që, edhe pse është e vështirë të marrë atë vendim, ajo është e bindur që 10 vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë turne botëror nga ajo”, shton më tej burimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?