Adele do të shkëputet për një kohë të gjatë nga muzika

Adele thotë do të marrë një pauzë të gjatë, duke u shprehur se nuk ka fare plane për muzikë të re. “Dua një pushim të gjatë pas gjithë kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera kreative. E dini, unë as në shtëpi nuk këndoj fare. Sa e çuditshme është kjo?”, tha këngëtarja britanike. Adele publikoi albumin e saj të fundit më 30 në nëntor 2021, pas divorcit nga Simon Konecki, duke shënuar një rikthim pas pesë vitesh. Hera e fundit që ajo performoi në Mbretërinë e Bashkuar ishte në korrik 2022 në Festivalin Britanik Summer Time në Hyde Park, Londër.

SHKARKO APP