Adele fiton 19 milion dollarë në vit pa punuar

Adele po shijon kohën e saj me djalin pasi mori një pushim 5-vjeçar nga muzika për të qëndruar pranë familjes. Por duket se kjo nuk ka pasur efekt në financat e saj.

Në fakt këngëtarja rriti pasurinë e saj nga 168 milionë në 187 milionë dollarë vitin e kaluar edhe pse nuk publikoi asnjë këngë të re.

Turi i fundit që ajo bëri ishte turneu botëror i cili përfundoi në stadiumin Wembley verën e kaluar, duke fituar 53 milionë dollarë nga biletat e shitura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe pavarësisht se publikoi albumin e saj të fundit, 25, në vitin 2015, ajo ende po merr miliona nga shitjet rekord.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që do të thotë se Adele ka fituar 19 milionë dollarë në vit pa punuar.

Ajo u shpall për të tretin vit rradhazi, njeriu i famshëm më i pasur në Britani nën moshë 30 vjeç.

Këngëtarja ka një djalë 6 vjeç, Angelo me bashkëshortin Simon Konecki. Ajo ka marrë ca kohë për të kaluar me familjen e saj duke u shkëputur përkohësisht nga muzika.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?