Adele heq dorë nga muzika
Këngëtarja me famë botërore Adele do të heqë dorë nga muzika për t’u përqënduar tek të qenit nënë. Adele ka bërë lajmërimin gjatë një koncerti të mbajtur në stadiumin Wembley dhe u ka thënë fansave se po numëron ditët, derisa të mund t’i kthehet jetës së saj të vjetër. Ajo zbuloi gjithashtu se ndoshta nuk do të performojë më kurrë, raporton The Sun. 29-vjeçarja dëshiron që të kalojë kohë të plotë me djalin e saj, Angelo. “Që të hënën në mëngjes unë do të jem vetëm një mama. Kjo është e gjitha që unë do të bëj dhe nuk mund të pres. Jam shumë e lumtur”, tha këngëtarja. “Djali im ka qenë me mua në çdo hap të rrugës. Ai është rritur në këtë turne. Ajo i ka shprehur edhe mirënjohjen bashkëshortit të saj për mbështetjen. “Bashkëshorti im, Simon ka qenë shumë mbështetës dhe dua ta falenderoj publikisht që më ka lënë ta marr djalin me vete”.