Adele me fjalim të fuqishëm për gratë

Këngëtarja 29 vjeçare, Adele ishte pjesë e protestës “Women’s March” që u mbajt në Los Angeles.

Artistja ndau me 31 milionë ndjekësit e saj në Instagram, një foto ku shfaqej bashkë me aktoret Cameron Diaz dhe Jennifer Lawrence, duke shfaqur influencën nga gratë dhe mbështetjen për to.

“Njerëzit me më shumë influencë në jetën time kanë qenë gra. Të afërmet e mia, shoqet, mësueset, koleget, idhujt. Jam shumë e dhënë pas këtyre grave. I adhuroj dhe kam nevojë për to çdo ditë e më shumë. Jam shumë mirënjohëse që jam femër dhe s’do ta ndryshoja për asgjë në botë.”

Gjithsesi Adele u sigurua të shpjegohej se kurrsesi s’mund të përfaqësoj apo karakterizohej thjesht nga të qenit grua.

“Shpresoj të mos cilësohem nga gjinia gjithsesi. Shpresoj të cilësohem për atë çka i jap botës, nga aftësia për të dashur dhe për ta rritur e bërë djalin tim një burrë të mirë përkrah burrit [tim] që më do për gjithçka jam dhe nuk jam. Dua atë çka është më e mira për njerëzit. Bësoj se të gjithë këtë duam thjesht nuk biem në një mendje se cila është.” është shprehur Adele.

SHKARKO APP