Adele nuk njihet më, trajnerja e saj zbulon sekretin e dobësimit drastik brenda pak muajsh
Këngëtarja dhe krijuesja e njohur e këngëve hit Adele, 31 vjeçe, u shfaq bujshëm me ansamblin e saj magjepsës ndërsa u bë mbëmjen e së dielës pjesë e Oscar, krah Jay Z dhe Beyoncé. Kohët e fundit ajo zbuloi edhe historinë epike të humbjes së peshës prej 44 kg për disa muaj. Ky ndryshim erdhi falë një diete me “lëng jeshil dhe 1000 kalori në ditë”.
Trajnerja personale, me qendër në Los Angeles, Camila Goodis zbuloi se ndryshimet në trupin e Adele erdhën kryesisht në rënien e konsiderueshme, nga marrja e kalorive prej saj. Ajo pohoi gjatë një episodi të Lorrene se muzikantja e njohur uli gjysmën e ushqimit ditor të rekomanduar për femrat prej 2,000 kalorive.
Këngëtarja fillimisht zbuloi pamjen e saj të dobësuar gjatë Krishtëlindjes, si dhe gjithashtu tregoi fizikun e saj të zbukuruar gjatë një pushimeve në Anguilla, me Harry Styles, në fillim të këtij viti.
Besohet se autorja e “Rolling In The Deep” e transformoi fizikun e saj pas një diete speciale, por u frymëzua ta bënte këtë për djalin e saj, Angelo, shtatë vjeç.