Adele refuzon ofertën 200 milionë dollarë për të zgjatur turneun

Këngëtarja me famë botërore, Adele, përfundoi shfaqjet e saj në Mynih fundjavën e kaluar duke u thënë fansave:

“Nuk do t’ju shoh për një kohë tepër të gjatë. Më duhet vetëm një pushim. Unë kam kaluar shtatë vitet e fundit duke ndërtuar një jetë të re për veten time dhe dua ta jetoj atë tani”.

Sipas “Daily Mail”, ylli i muzikës ka refuzuar pagesën prej 200 milionë dollarësh, më e madhja e karrierës së saj – për të zgjatur turneun e saj

“Ka pasur shumë oferta, por ajo i ka refuzuar të gjitha sepse dëshiron të jetë në shtëpi me fëmijën e saj. Marrëveshja kineze vuri miliona dollarë në tryezë, por ajo nuk donte ta bënte në fund. Ajo ka vënë fëmijën dhe të dashurin e saj – dhe veten – në radhë të parë”, tha një burim.

Për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, Adele e ka kaluar nga shtëpia e saj e re në Beverly Hills në Vegas, me Rich Paul dhe djalin e saj Angelo.

Dhjetë koncertet e Mynihut, të cilat sapo i përfundoi, ishin shumë fitimprurëse, duke bërë që Adele të fitojë 5.9 milionë euro për performancë. Tashmë ajo po planifikon të transferohet në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka një apartament luksoz në qendër të Londrës.

SHKARKO APP