Adele rikthehet në ekran pas 3 vitesh dhe “tallet” me ndryshimin drastik në pamjen e saj!
Adele është rikthyer në një nga spektaklet më të famshme amerikane, Saturday Night Live”, pas 5 vitesh, por këtë herë me një ndryshim drastik në pamje. Këngëtarja prezantoi spektaklin dhe nuk ngruoi të bënte shaka për rënien e saj nga pesha e pamjen e re.
“E di që dukem shumë, shumë ndryshe nga hera e fundit kur më keni parë. Por në fakt, për shkak të të gjitha kufizimeve të COVID, duhej të udhëtoja lehtë dhe munda të sillja vetëm gjysmën time. Dhe kjo është gjysma që zgjodha”, u shpreh këngëtarja.
Adele tha se albumi i saj nuk ka përfunduar ende dhe se nuk e mendonte se do mund të këndonte e të prezantonte në të njëjtën kohë, por ajo ja doli mbanë më së miri. Kjo ishte hera e parë që këngëtarja shfaqej në një televizion amerikan, që nga viti 2017-të për çmimet “Grammy”. Prandaj paraqitja e saj ishte shumë e veçantë, sepse që nga ajo kohë Adele ka ndryshuar shumë dhe kështu tregoi se nuk është e vërtetë që nuk do të shfaqet më në asnjë spektakël televiziv.