Adele surprizon zjarrfikësit që ndihmuan në tragjedinë e Londrës

Ylli i popit, Adele ka surprizuar zjarrfikësit që ndihmuan në tragjedinë në kullën Grenfell të Londrës duke i vizituar në qendrën e tyre.

Lajmin e bëri të ditur zjarrfikësi Rob Petty që publikoi një fotografi të saj me gjithë stafin në stacionin Chelsea.

“Vajzë e adhurueshme, e ndjeshme, e interesuar dhe e përkushtuar. E bukur,” – shkruajti ai në Facebook.

Ndërsa menaxheri tregoi mënyrën se si 29-vjecarja shkoi për ti surprizaur. “Ajo thjesht erdhi në stacion duke trokitur në dritare dhe tha se ka disa ëmbëlsira për ne. Kështu ne i hapëm derën dhe ajo hoqi syzet duke thënë: Ckemi, jam Adele. Të gjithë u habitëm. Më pas u bashkua me ne për të pirë caj. Ne kemi patur kaq shumë mbështetje nga të gjithë sa nuk mundemi t’i shpërblejmë me fjalë,” – tregoi Ben King për BBC.

Nuk është hera e parë që ylli i hitit ‘Hello’ është përfshirë në këtë ngjarje pasi ajo ishte ndër të parët emra të njohur që u gjendën në vendin ku shpërtheu zjarri për të ndihmuar të gjithë të prekurit.

SHKARKO APP