Adele, ti je? (FOTOLAJM)
Kur thamë se ndryshimi i Adele përgjatë viteve është spektakolar, e kishim seriozisht. U deshën më shumë se tre muaj që Adele t’u rikthehej postimeve në Instagram. Prej kohësh, këngëtarja qëndron larg vëmendjes mediatike, por duket se pritja e fansave u shpërblye. Adele duket kaq n-d-r-y-sh-e. NDRYSHE!
Në foton ku shfaqet me një fustan të shkurtër të zi me mëngë voluminoze, Adele shkroi “Faleminderit për të gjithë dashurinë e treguar me rastin e ditëlindjes. Shpresoj që të jeni të gjithë të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë kësaj periudhe të rrëmujshme. Dua të falenderoj njerëzit që po rrezikojnë jetën për ne. Jeni me të vërtetë engjëj. 2020, okay, mirupafshim, faleminderit”.
Adele u dobësua që të ishte e shëndetshme për të birin 3-vjeçar, Angelo. “Rënia në peshë s’kishte kurrë synim të qenit më e dobët. Donte të ishte më e shëndetshme dhe ta trajtonte më mirë trupin e saj. Adele hoqi dorë nga alkooli dhe po ha ushqime organike. Sidoqoftë, ka filluar t’i pëlqejë mënyra si duket tani. Ka më shumë vetëbesim, vishet ndryshe dhe është më e lumtur”.
https://www.instagram.com/p/B_1VGc5AsoZ/?utm_source=ig_embed