Adele u dobësua dhe arsyeja qenka djali i saj

Autorja e hitit “Hello” Adele e transformoi fizikun e saj pasi i vuri vetes qëllim ta bëj për hir të djalit të saj shtatë vjeçar Angelon.

Një burim për ‘People’ është shprehur se ajo donte të ndryshonte diçka të ishte nëna më e shëndetshme e mundshme.

“I gjithë përqendrimi i saj gjatë rrugës për të humbur në peshë, ka qenë vërtet i gjithi për mënyrën sesi ajo mund të jetë më e shëndetshme dhe si mund ta trajtojë më mirë trupin e saj. Nuk ishte kurrë për të humbur peshë”. Po si e arriti këtë?

Ish-trajnerja personale e Adele-s ka hedhur dritë mbi humbjen në peshë të këngëtares, duke zbuluar se ajo arriti fizikun e saj duke ndjekur një dietë të rreptë me lëngje perimesh jeshile dhe 1000 kalori në ditë.

Pra, ndryshimet në trupin e Adele-s janë kryesisht falë uljes së kalorive të rekomanduara ditore për femrat, nga 2,000 kalori në 1,000.

SHKARKO APP