Adelina Ismaili pranon se i ka propozuar ajo e para Valit

Adelina Ismaili sot është një nënë e një djali të vogël dhe bashkëshortja e Valit, djalit për të cilin la muzikën e showbizin shqiptar dhe u zhvendos në Zvicër. Në një intervistë për Prive, 5 vjet më parë, Adelina ka zbuluar për herë të parë në publik historinë e dashurisë me Valin, me të cilin sapo ishte dashuruar. Dhe, me mënyrën si e tregon ajo takimin e parë me të është lehtësisht e kuptueshme se e ardhmja do të ishte ashtu siç e ëndërronte. Çfarë tha Adelina 5 vjet më parë për lidhjen e dashurisë? “Kjo fjala lidhje më ka tingëlluar poshtëruese, jam n’dashni”, thotë ajo pas pyetjes së drejtpërdrejtë, “a je në një lidhje?”. “Jam në lidhje me Valin”, vijon këngëtarja duke shtuar se marrëdhënia me të ka nisur fillimisht për punë: “Kam nisur fillimisht për punë. Unë kam insistuar që ai të jetë menaxheri im, sepse ai nuk ka punuar kurrë me shqiptarë, por ja që unë e kam aftësinë me i zbulu talentet”. Dhe pasi janë bërë dy orë, çifti janë dashuruar: “Kur janë bërë dy sahat jam dashuruar, për të mos thënë pas një kohe të gjatë, u dashurova. Faktikisht, ka qenë e dyanshme”, thote Adelina. “E dyanshme, por guximin e mori ajo e para. Jashtë natyrës së saj këtë herë, sepse, pavarësisht se nuk duket nga ekrani, në këtë drejtim Adelina tregon se ka qenë gjithmonë e turpshme, thote Vali. Më vonë Adelina u bind që Vali ishte njeriu për të cilin kishte pasur nevojë, ishte qetësia e saj. Ishte koha kur këngëtarja po e ndjente nevojën “me pas’ atë që ka pasur mami im, po jetës nuk i dihet. Po e ndjej nevojën me e mbyll këtë showbiz, është diçka që duhet për të marrë frymë lirshëm, për të jetuar lirshëm”. Dhe pas këtij rrëfimi, përballet edhe me pyetjen: ku e sheh veten pas 5-vjetësh? Nuk guxoj, nuk kam ndonjë gjë të caktuar. Kam qejf të ushtroj profesionin për të cilin jam shkolluar, pedagoge pianoje, edhe me nejt të shtëpi, me fëmijë po se po, me dy Adelina të vogla, por edhe të shkoj për të bërë rrëmujë në ndonjë diskotekë… Adelina është Adelina.

SHKARKO APP