Adelina Ismajli në pritje të fëmijës së parë
Ka kohë që i mungojnë paraqitjet skenike. Diva shqiptare, Adelina Ismail nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Por këngëtarja e cila po jeton në Zvicër me bashkëshortin e saj Val Krasniqin me gjasë po bëjnë planifikimin familjar, e kjo mund të jetë arsyeja që po e mban këngëtaren larg diskografisë shqiptare.
Dashuria në mes të Adelinës dhe Valit po bekohet me fëmijë, kjo pasi këngëtarja është shtatzënë.
Lajmin për këtë proces jetësor e ka konfirmuar motra e Adelinës, Ema e cila bashkë me Zanfinën me padurim po e presin marrjen e statusit të tezes.
Fëmija i parë në familjen Ismaili fatmirësisht po vjen në kohën e duhur pas një periudhe të dhimbshme nga mungesa e zonjës Mon, nëna e Adelinës a e cila nuk mundi të përjetonte statusin gjyshe, pasi u nda nga jeta pak kohë më parë nga një sëmundje e rëndë.