Adelina Tahiri: Kush m’i paguan klipet 25 mijë euroshe

Ajo e ka nisur karrierën e saj muzikore që në moshë fare të re, kur ishte ende një adoleshente. Por, ndonëse në intervista të mëparshme ka thënë se i fitonte vetë paratë, duket se klipet ia sponsorizon dikush. E ftuar në studion e “Top Show Magazine”, ku opinionistët Ervin Kurti dhe Albana Osmani i vunë në dukje se klipet e saj arrinin deri në shifrën 25 mijë euro, Tahiri ka rrëfyer se ndonëse nuk ka dashur ta bëjë publike më parë, ajo vjen nga një familje në gjendje mjaft të mirë ekonomike. “Përse të mos m’i paguajë im atë?”, u shpreh Adelina në studio, duke shtuar se ajo ka dy vite që nuk këndon më në koncerte dhe se klipet ia paguan i ati, pasi ajo i bën për pasion, jo për të fituar para.

 

SHKARKO APP