Adelina Tahiri poston për herë të parë foto me të dashurin biznesmen

Para pak ditësh këngëtarja Adelina Tahiri për herë të parë pranoi se është në një lidhje.E ftuar në “Top Magazine”, ajo ka folur me superlativa për të dashurin e saj, duke u shprehur se ai e trajton si një princeshë, që e do shumë, por duke mos e treguar kush është ky fatlum që e bën të ndihet kaq mirë.

fc75c0f3507047c893bc5531ecab9928

Këngëtarja bukuroshe është dalluar që bën një jetë luksoze, për të cilën është thënë se pas saj fshihet i dashuri biznesmen, por një pretendim i tillë është hedhur poshtë nga vetë Adelina.

Adelina është shprehur se fiton mjaft mirë nga koncertet dhe klipet, aq sa për t’i siguruar vetes dhe familjes një jetë siç ata meritojnë. E vetëm pak ditë pasi pranoi që është në një lidhje, Adelina ka postuar një foto me të dashurin e saj biznesmen.

Sigurisht nuk na ka treguar fytyrën e tij, por ajo që na tërhoqi vëmendje në këtë foto janë orët e shtrenjta, makina po ashtu, veshjet firmë si dhe duart e kapura. Kjo është fotoja e parë që Adelina ka postuar me partnerin e saj dhe ishte një nisje e mbarë.

 

 

SHKARKO APP