Adelina tregon pse po bashkëpunon me Rinën

Edhe pse në shkurt të këtij viti, Adelina Ismaili tha në “E diell” se kënga e saj e fundit, “Sa 1000 engjuj” ishte e fundit për publikun, në fillim të qershorit u zbulua bashkëpunimi krejt i papritur i saj me Rinën. Në një intervistë për “Gjesi” në T7, këngëtarja zbuloi arsyen pse vendosi të bashkëpunojë me reperen.

“U takuam te parukieri ynë i përbashkët,” tha ajo. “Më ka pëlqyer edukata e saj. U prezantua si sheqer, shumë e ëmbël, shumë e mirë. Te mosha e saj, të qenurit kaq e edukuar është e rrallë.”

Më tej, Adelina thekson se fakti që Rina studion në Akademinë e Muzikës ndikoi më shumë. “Ma bëri zemrën copa-copa. Për ata që studiojnë në Akademinë e Muzikës e kam njëfarë dobësie. Nisa ta dëgjoja dhe pashë një stil të veçantë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?