Adrian Gaxha me Ronelën, nën ritme provokuese (VIDEO)
Sezoni veror ka nisur dhe artistët sjellin krijime të reja. Bashkëpunimi bën fuqi, e këtë herë Adrian Gaxha vjen me Ronela Hajatin, me këngën “Ka je”, e sapo publikuar në Youtube.
Një stil që i përshtet stinës dhe sezonit veror, rimtik dhe ideal për klubet e natës.
Bashkëpunimet janë një mënyrë që artistët tanë e gjejnë për të pasur sa më shumë suksese dhe për të shtuar numrin e koncerte. Tashmë pritet se si do ta presin fansat e këngëtarëve këtë bashkëpunim.
Kënga e re është punuar në studion “Brick Records”, ndërsa tekstin e kanë shkruar së bashku Adriani me Ronelën. Klipi i këngës është xhiruar në Bullgari, ndërsa mësohet se kostoja e tij është vërtetë e lartë
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=XuPw8BqGeuM” width=”560″ height=”315″]