Adriana Lima i dhuron vetes unazë diamanti
Engjëlli i Victoria’s Secret, Adriana Lima, e cila ka kohë që nuk ka një lidhje serioze, ka vendosur që t’i dhurojë vetes një unazë diamanti. Për t’i qetësuar thashethemet për ndonjë lidhje, bukuroshja braziliane ka thënë se, “është e martuar me vetveten”. “Si është puna me unazën. Është diçka simbolike. Jam lidhur me veten dhe lumturinë time. Jam e martuar me vetveten”, ka shkruar ajo në Instagram. Më tej, Adriana i ka këshilluar femrat që në radhë të parë ta duan veten, ndërsa në fund ka thënë se është një femër e lirë. Lidhja e fundit e 35-vjeçares ishte me futbollistin amerikan, Julisan Edelman (30 vjeç), me të cilin u nda në fund të këtij viti, ndërsa si arsye e ndarjes është përmendur diferenca në moshë dhe dëshira e bukuroshes për më shumë fëmijë. Lima ka dy vajza nga martesa e saj e parë dhe e vetme.