Adrola Dushi flet për “ndarjen” nga bashkëshorti
Adrola Dushi ka mohuar të gjitha spekulimet në lidhje me ndarjen me bashkëshortin e saj. Ajo tashmë ka nisur një jetë të re në Amerikë dhe prej kësaj nisën thashethemet e para. E kontaktuar nga gazeta “Express”, modelja e cila aktualisht ndodhet në Amerikë, i ka mohuar këto zëra duke theksuar se diçka e tillë nuk është e vërtetë. “Aktualisht ndodhem në Amerikë. Adisit thjesht nuk i kanë dalë akoma dokumentet për t’u bashkuar me mua dhe djalin, por asgjë nuk është e vërtetë, nuk jemi ndarë”, ka thënë më tej bukuroshja.