Adrola merr përqafimin më të ngrohtë deri më tani

Supermodelja shqiptare, Adrola Dushi ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së aparatëve fotografikë në çdo sfilatë që ka marrë pjesë. Adrola duket se po arrin majat në fushën e modelingut pasi së fundmi bukuroshja shqiptare jetoi një kohë të gjatë në Amerike për një karrierë të sukseshme që do t’i vleje në të ardhmen.

Përveç karrierës Adrola i kushton kohë dhe vogëlushit të saj, Troi.
Një dashuri kaq e pastër si kjo e Adrola Dushit dhe djaloshit të saj, vërehet qartë përmes një fotoje që supermodelja shqiptare ka postuar në rrjetin e saj social Instagram.

Një imazh kaq i ëmbël si ky i fundit nuk është publikuar ndonjëherë. Ajo shfaqet duke mbajtur në krah Troin teksa i jep një përqafim kaq të ngrohtë që vërtetë përçon dashuri.

SHKARKO APP