Afërdita Dreshaj e feston para kohë me shoqet Halloweenin

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj tash e sa kohë është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton me të dashurin e saj, Jakub Kindl.

Ka kohë që është larguar edhe nga muzika, ndërsa është herë pas here aktive në rrjtetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Edhe pak ditë na ndajnë nga festa ‘e frikshme’ e Halloweenit, por modelja në fjalë, mesa duket ka vendosur që bashkë me shoqet ta festojë para kohe.

Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, në të cilat shfaqet e veshur si një “police seksi”, gjersa ngjashëm me të ishin veshur edhe shoqet e saj.

SHKARKO APP