Afërdita nuk refuzon bashkëpunimin me Shpat Kasapin

Afërdita Dreshaj ka konfirmuar faktin se me ish të fejuarin e saj nuk do ta kishte aspak problem nëse do të lindte një bashkëpunim me një projekt. Duket se ajo nuk i mban mëri Shpat Kasapit dhe se me mjaft sportivitet ka pranuar se edhe një bashkëpunim nuk do të ishte gabim. Këngëtarja Afërdita Dreshaj, e ftuar në emisionin veror në RTV 21, rrefeu për Labinot Gashin shumë detaje nga jeta e saj. Pyetja më pikante nga ana e Labit ishte, nëse ajo do të bënte një duet me Shpat Kasapin, ish të fejuarin e saj. Afërdita nga ana e saj nuk u befasua për asnjë moment dhe menjëherë konfirmoi me pohim, duke inkurajuar kompozitorët që të fillojnë të bëjnë një këngë për ta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?