Agjentët e sigurisë që ruanin Ivanka Trump, shpenzuan 100 mijë dollarë për të shkuar në tualet

Të tjera detaje nga Presidenca e Donald Trump kanë dalë në dritë, dhe këtë herë kanë të bëjnë me vajzën e tij, Ivanka Trump, e cila ka qenë një nga personat më afër Presidentit gjatë detyrës. Personelit të Shërbimit Sekret të caktuar për të ruajtur vajzën e presidentit të SHBA-së, Ivanka Trump dhe burrit të saj Jared Kushner, i ndalohej përdorimi i banjove të çiftit. Për shkak të kësaj, ata u detyruan të merrnin me qira një apartament të tërë me shpenzimet e tatimpaguesve.

Sipas një artikulli të publikuar nga ”Washington Post”, vajza e presidentit dhe burri i saj ia ndalonin Shërbimit Sekret të përdorin njërën nga banjot në shtëpinë e tyre, të vendosur në lagjen e pasur Kalorama.

Kjo i vuri agjentët në pozicion të vështirë dhe thuhet se ata kaluan muaj duke kërkuar për një tualet që do të ishte i përshtatshëm. Përpjekjet për të instaluar një tualet jashtë u kundërshtuan nga fqinjët e pasur të çiftit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, agjentët morën me qira një apartament përtej rrugës, duke shpenzuar 3,000 dollarë në muaj vetëm për të pasur një ambient ku të kryejnë nevojat e tyre personale. Fatura e paguar nga taksapaguesit amerikanë shkonte në mbi 100,000 dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?