Agnesa tregon ”difektin” që e ka lënë pa partner

Bukuroshja kosovare, Agnesa Vuthaj, ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në 5”, për të folur rreth fotosesionit më të fundit, në të cilin është shfaqur shumë sensuale dhe provokuese. Edhe pse kohët e fundit ka qenë më tepër e angazhuar në punë biznesi, Agnesa tregoi se e merr malli për modelingun dhe të bukurën, ndaj edhe këtë fotosesion e ka shijuar pa masë.

E konsideruar si një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar, Agnesa tregoi se përkujdeset shumë për të mbajtur trupin në formë, por fatmirësisht në fytyrë nuk e ka ndjerë të nevojshme të ndryshojë asgjë.

Ajo tregoi një moment kur e kishin bërë të dyshojë nëse duhet të bënte ndërhyrje tek hunda, por fatmirësisht ky dyshim kishte zgjatur vetëm pak ditë. Më tej bukuroshja shtoi se ndoshta hunda e ka lënë ende pa e gjetur një partner, e kjo shaka shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?