Agnesa Vuthaj prezanton brendin e saj në Operën e Vjenës

Për ish Miss Kosova dhe Miss Albania, pjesëmarrja me koleksionet e saj në këtë event nuk ka qenë hera e parë. Vitin e kaluar Fashion For Europa ishte pjesë e Festivalit Europian të Këngës, ku janë prezantuar dizajnerë të zgjedhur nga vende, të cilat janë prezantuar në Eurosong, në të cilën Agnesa ishte zgjedhur të përfaqësonte Shqipërinë. Në ngjarjen evropiane të modës Fashion for Europe – Building Bridges With Fashion të mbajtur në Operën e Vjenës të Austrisë, në mesin e shumë brendeve të mirënjohura evropiane, është prezantuar edhe brendi i bukuroshes Agnesa Vuthaj. Kjo eksperiencë ishte shumë e rëndësishme për brendin e saj dhe shumë e veçantë për rëndësinë dhe vendin e mbajtjes së eventit. “Të prezantoj linjën time në Operën e Vjenës ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Nuk mund të them që ishte një ëndërr e bërë realitet, sepse kjo ishte përtej ëndrrave, apo synimeve të mia. Përveç prezantimit përmes sfilates kam pasur edhe një “Pop Up Boutique” në Opera dhe ka qenë një përvojë fantastike të shohesh se sa shumë janë pëlqyer produktet e mia nga të pranishmit, ku shumica e tyre kanë qenë njerëz të rëndësishëm të botës së modës dhe televizionit në Austri”, shprehet për “albinfo.ch”, bukuroshja Vuthaj. Këtë vit, ky event është mbajtur në Operën e Vjenës dhe ishte rast ideal për të, që të prezantonte linjën e saj të çantave dhe këpucëve nën firmën “Agnesa Vuthaj Fashion”. “Eventet e organizuara nga Flashevents dhe Znj. Liliana Klein kanë një mbulueshmëri të madhe mediatike në Austri dhe kjo është një mënyrë shumë e mirë për mua të prezantoj produktet e mia para blerësve europiane, ka thënë Agnesa. Vuthaj shton se paraqitja e suksesshme në këtë event, e shtyn atë të punoje akoma më shumë dhe të prezantoje vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme përmes punës së saj të vazhdueshme.

SHKARKO APP