Aida Shtino kritika për Arbana Osmanin: S’ka asnjë kod etike
Në një ndër puntatat e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” nga Arbana Osmani, është përmendur emri i Aida Shtinos, e cila njihet si moderatorja e “Njerëz të humbur”. Në puntatën e 14 Marsit, një burrë takoi për herë të parë nënën e tij. Ai u shpreh se as Aida nuk ia kishte gjetur të ëmën, ndërsa “Dua të të bëj të lumtur”, po. Shtino ka reaguar ashpër me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj të Facebook-ut. Ajo sqaron se zotëria në fjalë nuk është paraqitur kurrë në emisionin e saj. Po ashtu ajo ka reaguar ndaj emisionit të Osmanit, ku mes të tjerash cek mungesën e kodit të etikës dhe ndjenjës njerëzore.