”Ajo që i bëri mbretëreshës është e pafalshme”, Trump su*mon princ Harry-n: Nëse fitoj, nuk do…
Donald Trump i cili synon një mandat tjetër si president i SHBA-së, e ka bërë të qartë se Princi Harry nuk do mbrohet nga ai. Kjo pasi e konsideron “të pafalshme” tradhtinë e britanikëve gjakblu ndaj gjyshes së tij të ndjerë. Trump kritikon pasardhësin e tij, Joe Biden se ishte shumë i pasjellshëm me çiftin Sussex që kur ata vendosën të transferoheshin në Kaliforni në qershor 2020.
Kujtohet se statusi i emigracionit të djalit 39-vjeçar të mbretit Charles ishte së fundmi në qendër të një padie të ngritur nga instituti konservator Heritage Foundation kundër Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare.
Trump ka paralajmëruar se Princi Harry nuk do të ketë mbrojtjen e tij nëse fiton zgjedhjet e vitit 2024 dhe bëhet sërish president i SHBA-së. “Unë nuk do ta mbroja atë. Ai e tradhtoi mbretëreshën. Kjo është e pafalshme. Ai do të duhej të kujdesej për veten nëse varet nga unë”, tha ish-presidenti.