Ajola dhe Erioni do bëhen prindër? Veliaj zbulon “planin”: Kush bën 99 punë, bën edhe 100…
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa së shpejti do të bëhen prindër. Deklarata e bujshme u bë nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës i ftuar në emisionin “Pasdite me Rudinën”.
Por për të marrë lajmin e mirë, ashtu siç tha edhe vetë i pari i Tiranës, do të duhet të presim vitin 2017-të. “2017-a do të jetë një vit kur do të kemi një përgjigje edhe për këtë… “ – tha Erioni pas pyetjes së Rudinës. “Akoma nuk kemi gjë për momentin, por bashkë me Ajolën kemi menduar se gjithmonë do të kemi punë, gjithmonë do të kemi impenjime dhe ramë dakord me një parim: “Kush bën 99 punë, bën edhe 100…”, shtoi ai.
Puna në terren, inauguriet e kopshteve dhe shkollave, aktivitetet e ndryshme ku ka edhe fëmijë e kanë bërë kryebashkiakun t’i shikojë ata ndryshe.
“Duke u marrë kaq shumë me fëmijët, kopshtet, ҫerdhet, gjithandej më thonë “lali Eri, lali Eri”, kam kuptuar një gjë: unë fëmijët i kam antistres… Një herë në javë ne kemi edhe vizita në bashki, një klasë, një grup kopështi vijnë për të na vizituar … Nga ata kam kuptuar se fëmijët janë avokatët më të mirë dhe e dini pse? Nuk bëjnë hile, nuk kanë axhendë…” – tha kryetari i bashkisë së Tiranës.
N♪7 një rrëfim të sinqetë, kryebashkiaku tha se nuk do ia kishte dalë me të gjitha punët që ka, nëse nuk do kishte gjithmonë mbështetjen e bashkëshortes. Po ashtu ai lavdëroi Ajolën se është një kuzhinere mjaft e zonja.
Çifti simpatik prej 10 vitesh janë së bashku, ndërsa 2 vjet më parë kurorëzuan dashurinë me martesë në një ceremoni në kalanë e Gjirokastrës.
/BW