Akili nuk është larguar “ende” nga Ferma VIP 3? Çfarë po fsheh produksioni

Eliminimi i papritur i Akilit nga “Ferma VIP 3”, menjëherë pas sakrificës së tij për Gresën, la pa fjalë publikun dhe fermerët e tjerë. Por, duket se drama rreth këtij televotimi nuk ka përfunduar me aq, pasi një detaj i ri po bën që rrjeti të ziejë nga aludimet dhe dyshimet se ai mund të mos jetë larguar përfundimisht nga gara.

Shkak për këtë valë teorish, është bërë mungesa totale e aktivitetit të tij në rrjetet sociale.

Përvec atij reagimi të shkurtër dhe të menjëhershëm që dha në ambientet e jashtme ku sapo la fermën, janë bërë tashmë thuajse 24 orë që nuk ka asnjë shenjë publike nga ish-konkurrenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo heshtje absolute është një lëvizje mjaft e pazakontë, duke marrë parasysh se banorët që lënë formatet e izolimit zakonisht rikthehen menjëherë në kontakt virtual me ndjekësit dhe mbështetësit e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo “zhdukje” ka ngritur pikëpyetje të mëdha tek fansat, të cilët po dyshojnë se ai mund të jetë ende i izoluar në ndonjë ambient tjetër, në pritje të një rikthimi të mundshëm.

Tashmë sytë e të gjithëve janë përqendruar te prime-i i radhës, ku mbetet për t’u parë nëse e gjithë kjo situatë është thjesht një shkëputje e Akilit për qetësi personale, apo nëse produksioni ka rezervuar një surprizë të madhe që fshihet pas këtij largimi kaq të dyshimtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?