Aksidenti fatal i princeshës Diana, gazetari: S’mund të raportonim pa na treguar autoritetet

Edhe pse u bënë 24 vite nga aksidente fatal që i mori jetën Princeshë Dianës, ende sot e kësaj dite lajmet për të nuk pushojnë kurrë. Një ish-gazetar i cili raportoi nga Parisi natën kur vdiq Princesha, pohoi se atij i duhej të ”deshifronte” lajmin për gjendjen e Princeshës së Uellsit të ndjerë nga autoritetet franceze.

Kevin Connolly ishte një nga gazetarët e parë në vendngjarje, ndjenja e vërtetë që Diana kishte vdekur erdhi “mjaft ngadalë”. “Ne po dëgjonim me shumë kujdes autoritetet franceze dhe po përpiqeshim të deshifronim atë që ata po na thoshin, Policia ishte shumë e kujdesshme në lidhje me artikujt që publikoheshin”.

Duke reflektuar, gazetari beson se autoritetet franceze ishin “tmerruar” kur kishin të bënin me një tragjedi kaq të madhe. Nëna e ndjerë e Princit William dhe Harry vdiq më 31 gusht 1997 në moshën 36 vjeçare, dhe pikërisht sot (e martë) shënohet 24 vjetori nga aksidenti fatal i saj në Paris.

SHKARKO APP