Aksidentohet legjenda italiane e operas Andrea Bocelli
Një nga legjendat italiane dhe botërore të operas, Andrea Bocelli, është aksidentuar gjatë një aktiviteti në një fermë kuajsh në Pisa, Itali. Artisti u rrëzua nga kali dhe pësoi një goditje në kokë, duke u transportuar më pas menjëherë me helikopter në spitalin më të afërt.
Ai ka marrë mjekimin e nevojshëm nga mjekët e më pas përfaqësuesit e tij kanë shkruajtur në ‘Twitter’ se artisti gëzon shëndet të mirë dhe gjithçka është në rregull. Artisti legjendar është i verbër që në moshën 12-vjeçare, por pavarësisht kësaj mban një stil jetese tejet aktive dhe ka qenë gjithmonë i pranishëm më shumë evenimente.