Aktore në serialet turke dhe Hollywood ? Delinda Disha: Jam e lindur…

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ka qenë e ftuar në “Mes Yjesh”, Ora News me gazetarin Ronaldo Sharka.

Gazetari e ka pyetur Delindën nëse ka menduar ndonjëherë të largohet nga vendi për në seriale Turke ose Hollywood.

“Që kur isha e vogël, unë i thosha mamit që ti nuk më ke bërë për në Shqipëri por për në Hollywood. Hollywood-i është ëndërr”- u shpreh Delinda duke shtuar se – “puna e aktorëve është edhe çështje fati, por që me kënaqësi do pranonte të ishte pjesë e ndonjë kasti të kinematografisë turke”, tha ajo.

Gazetari Ronaldo Sharka e ka pyetur Delinda Dishën lidhur edhe me fakin përsa i përket gjyqjt mes saj dhe Top Channel, pasi këta të fundit akuzojnë aktoren se ka prishur kontratën dhe se kërkojnë 32 mijë euro nga aktorja, megjithëse Disha pak kohë më parë u shpreh se Top-i i ka falsifikuar firmën.

“Aktualisht gjyqi është pezulluar, çështja ka shkruar në prokurori. Është bërë sekuestrimi materialeve, deri sa të mbarojë komplet hetimi, do të rikthehemi në gjykimin e çështjes. Jam e qetë, ndjehem shumë mirë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje, sepse ma kanë bërë padrejtësisht”- u shpreh Delinda duke shtuar se nuk u shkonte kurrë mendja që mund të ndodhte diçka e tillë dhe se fillimisht e kishte marrë frikë, por që seancë pas senacë bëhesh më e fortë.

SHKARKO APP