Aktorët turk që u kritikuan për partnerët me të cilat zgjodhën të kalojnë jetën
Jemi mësuar t’i shohim në filma dhe seriale tek interpretojnë aq bukur sa na duket se edhe në jetën reale janë të dashuruar. Megjithatë, përveç disa çifteve që u dashuruan në jetë, ashtu si serial (lexo këtu), të tjerët kanë një tjetër partnere me të cilën kanë vendosur të kalojnë jetën. Megjithatë, edhe pse në pamje të parë duket qesharake, ka nga ata fansa të cilët janë kundërvënë yjeve të tyre të preferuar pikërisht nga kjo zgjedhje. Ju njohim më poshtë me disa nga aktorët turk që u kritikuan për të dashurën apo bashkëshorten e tyre.
Brad Pitt-i Turqisë, kështu njihet aktori Kivanc Tatlitug, padyshim theu shumë zemra kur u martua me gruan që është sot bashkëshortja e tij, Basak Tartlitug. Përveç komenteve pozitive, pati edhe disa kritika, madje njëri prej fansave shkoi aq larg sa i shkroi aktorit “Ku e gjete këtë grua të shëmtuar?” “Mos u bë i pacipë! E para, nuk quhet “kjo”; e ka emrin Basak Tatlitug. Merreni vesh këtë! Unë nuk e bazoj martesën time në komentet e të tjerëve. Njeri i pakënaqur, ik shko nxirre diku tjetër helmin e zemrës tënde të keqe. Ti dhe shokët e tu që ju pëlqen të kritikoni, pse jeni kaq shpirtligj?”, -ishte kundërpërgjigja e Kivanc.
Edhe Baris Arduc ka qenë shpesh në qendër të kritikave për shkak të lidhjes së tij me Gupse Ozay. Aktualisht Baris është 29 vjeç ndërsa Gupse 33. Edhe pse diferenca e tyre në moshë nuk është shumë e madhe, çifti ka qenë pre e komenteve negative për lidhjen e tyre.
Aktori Murat Yldirim është i martuar me Imane Elbani, aktore dhe modele marokene. Në këtë rast, ishte kombësia e aktorës ajo që u komentua nga të tjerët.
Të njëjtat fjalë u thanë edhe për Tolgahan Sayisman i cili kurorëzoi martesën e tij me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazi. “Pse nuk zgjodhët vajza turke” – ishin disa nga komentet drejtuar të dy çifteve. Epo, dashuria nuk i sheh këto dallime ndaj jetë të lumtur të gjithë aktorëve bashkë me partneret e tyre!