Aktori 230 ditë pa alkool dhe drogë

Aktori Shaun Weiss u arrestua në janar pasi një banor vendas informoi policinë se gjeti “një burrë të panjohur brenda garazhit të tij”. Shaun Weiss, i njohur për rolin e tij në adoleshencë si Greg Goldberg në “Duck Mighty”, pas probleme të varësisë me alkoolin dhe drogën, është 230 ditë esëll. Ndryshimi i tij është i pabesueshëm.

Sigurisht, një dallim të madh në paraqitjen e tij tani, bëjnë edhe dhëmbët e rinj me kosto rreth 80.000 dollarë, të cilët u punuan falas, nga një mjek në Los Angeles.

“Weiss ka shumë punë me dhëmbët e tij. Shumica ishin infektuar keq dhe i kanë shkaktuar atij dhimbje serioze. Ne jemi ende duke punuar në mbledhjen e fondeve për qendrën e tij aktuale të trajtimit dhe ushqimin, por kjo mrekulli dentare do të ndryshojë jetën e tij në mënyrë drastike dhe ne jemi shumë mirënjohës”,- tha ai.

Drew Gallagher, një mik i Weiss e ka ndihmuar ish-yllin të ngrihet përsëri në këmbë. “Shaun Weiss nuk është pa asnjë faj, ai padyshim ka bërë shumë budallallqe, por nëse do të kalonit pak kohë me të, do të kuptonit se çfarë njeriu është”, u shpreh miku i tij.

SHKARKO APP